6 Maj 2024, 21:31
Nga N.F
Lala dhe Veliaj
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK, për t'u pyetur lidhur me inceneratorin e Tiranës, ngjarje kjo që Veliaj e përshkroi si një paraqitje vullnetare dhe këmbënguli deri në fund për këtë.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se Veliaj vijon të trashë gabimin duke u hequr sikur ka vajtur vetë në SPAK, por në fakt u urdhërua nga prokurori të shkojë. Lala tha se Veliaj është në listën e personave që do të pyeten edhe për aferën 5D, për të cilën kanë rënë në pranga drejtorët e tij.
"Veliaj po vijon të trashë gabimin që ka bërë në fillim. Kësaj dileme që e ka kërkuar apo jo takimin Veliaj, e ka marrë përgjigjen. Unë e kam publikuar fletëthirrjen ku zoti Veliaj paralajmërohej se do të shoqërohej nga oficerët e policisë gjyqsore nëse nuk paraqitej. Ai kërkon t’ju mbushë mendjen patronazhistëve. Shqiptarët kanë parë dokument me vulë dhe firmë, ku Veliaj paralajmërohej. Veliaj nuk mund ta trajtojë SPAK-un si nëj institucuon që e ka në varësi të tij. Kur i vajti shkresa, për të minimizuar dëmin, nxorri kokën gënjeshtra, që mund të bashkëpunoj. E shoh si mesazh, atë fjalën bashkëpunim, për të përçuar mesazhe politike, se kujt ja adreson, mund të na e thoni.
Është pyetur si person në dijeni, po hetohet roli i tij. Hetimi sapo ka nisur në raport me zotin Veliaj. Ka shumë pikëpyetje, marrëveshja e dherave, shmangia e Këshillit Bashkiak, udhëtimet e tij. SPAK nuk po heton vetëm shkresat, por edhe paratë. Se ku do ta çojë kjo pastaj, ta shohim.
Unë i kam bërë pyetjen e parë, pas daljes nga SPAK, që pse erdhe një orë përpara. Ai tha do marr pyetjet tuaja, por u shtymë nga shoqëruesit e tij dhe nuk mori asnjë pyetje, vajti te Këshilli Bashkiak dhe filloi akuzat në drejtim të kujtdo.
Sa i përkt 5D, zoti Veliaj është listuar në listën e personave që do të pyeten. Janë duke u hetuar rrjet kompanish, ku pronarët, të afërm të drejtorëve të bashkisë rezultojnë me pasuri marramendëse. Prokuroria pritet ta thërrasë pasi të ketë përfunduar hetimi, për të gjitha këto.
Në fund, pritet që zoti Veliaj të pytet, është i listuar por nuk ka ende një fletëthirrje", tha Lala.
Marrë nga TPZ.al
klodiana lala veliaj spak
Politike
6 Maj 2024, 21:06
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për projektet e tij për kryeqytetin. Veliaji ftuar...
Politike
6 Maj 2024, 21:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve paralajmëroi Kry...
Politike
6 Maj 2024, 20:54
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij u bëri thirrje qytetarëve që nesë...
Politike
6 Maj 2024, 20:35
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu I partisë Demokratik Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u shpreh se Kryetari i...
Politike
6 Maj 2024, 20:36
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka komentuar përballjen e tij me drejtësinë. Kryebashkiaku i Tiranës, gjatë interv...
Politike
6 Maj 2024, 20:01
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet n&...
Politike
6 Maj 2024, 18:45
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 17:32
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 14:35
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me dj...
Politike
6 Maj 2024, 13:16
M.B
Fredi Beleri dhe Vangjel Dule
FIER- Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar për herë të katërt në burg, kryetarin e zg...