6 Maj 2024, 21:37
Nga N.F
Këlliçi
TIRANË- I deleguari politik për Tiranën, njëkohësisht edhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, nesër do të paditet sërish Erion Veliaj për lidhjet e tij me Ndraghetën italiane. Ai më tej shtoi se nuk ndalen deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale të cilën e cilësoi një vjedhje të padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan.
‘Nesër ne do të depozitojmë në SPAK një kallëzim të ri për Erion Veliajn, për lidhjet e tij me Ndraghetën, për lidhjet e tij kriminale me kompaninë ECO Tirana të themeluar në vitin 2017 me Vladimir Fezga, i cili rezultonte se nga viti 2013-2016 si një person i paguar me mijëra euro nga kompania AMIA Verona për llogari të kësaj kompanie, e cila është një kompani që është e lidhur drejtpërdrejt me Ndraghetën italiane dhe është një kompani ku edhe miku personal me Erion Veliajn, Flavio Tosi është ndaluar nga policia italiane për lidhjet e tij me mafian italiane dhe vijojmë aksionin në orën 11 para bashkisë së Tiranës.
Nuk ndalemi deri në dërgimin para drejtësisë të Erion Veliajt për këtë skemë kriminale vjedhje e padëgjuar dhe e paprecedentë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan dhe gjetkë. Unë jam thellësisht i pakënaqur për punën e SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Kemi depozituar në 6 muaj e fundit, 1200 faqe, prova të pakontestueshme tek prokurori Dritan Premçi, i cili ka firmosur fletëthirrjen për Veliajn para SPAK dhe nëse nuk paraqitej do të shoqërohej me polici.
Por Premçi në dosjen e dhjetorit ku u ndaluan 15 persona për inceneratorin e Tiranës, çuditërisht ka hequr fashikuj dhe fakte që vetë Altin Dumani i kishte përfshirë në dosjen për Arben Ahmetaj, ku citohej nominalisht 11 herë Erion Veliaj si personi që kishte iniciuar procedurën, që kishte mbajtur komunikim me Ministrinë e Financave dhe citohej korrespondenca e tij me dy ministra, Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj’, tha Belind Këlliçi.
Marrë nga Syri
kellici pd
Politike
6 Maj 2024, 21:31
N.F
Lala dhe Veliaj
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK, për t'u pyetur lidhur me incener...
Politike
6 Maj 2024, 21:06
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për projektet e tij për kryeqytetin. Veliaji ftuar...
Politike
6 Maj 2024, 21:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve paralajmëroi Kry...
Politike
6 Maj 2024, 20:54
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij u bëri thirrje qytetarëve që nesë...
Politike
6 Maj 2024, 20:35
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu I partisë Demokratik Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve u shpreh se Kryetari i...
Politike
6 Maj 2024, 20:36
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka komentuar përballjen e tij me drejtësinë. Kryebashkiaku i Tiranës, gjatë interv...
Politike
6 Maj 2024, 20:01
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet n&...
Politike
6 Maj 2024, 18:45
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 17:32
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë ...
Politike
6 Maj 2024, 14:35
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me dj...