Aktualitet

Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet, pëson lëndime të rënda në kokë e trup, niset me helikopter drejt Traumës

Mësohet se turistja ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

5 Maj 2024, 17:31 Nga M.B
Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet, pëson
Foto ilustruese

PËRMET- Një turiste gjermane ka rënë nga ujërvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Mësohet se turistja ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Teksa gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, ajo është nisur me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë ne ujëvarë.

turistja gjermane

Sondazh

Poll