Aktualitet

Zhdukja e nënës me fëmijët/ bashkëshorti: Nuk jam unë shkaktari, marrëdhënia me gruan ishte normale

Më herët, policia njoftoi arrestimin e tij nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9-vjeçares që u gjet e mbytur.

5 Maj 2024, 14:51 Nga M.B
Zhdukja e nënës me fëmijët/ bashkëshorti: Nuk jam
Ergys Arrazi

SHKODRA- Pas marrjes në pyetje nga policia, 31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur. Ai ka thënë se marrëdhënia në çifta ka qenë normale.

“Marrëdhënia ime me bashkëshorten ka qenë normale dhe nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë”, mësohet të ketë thënë Arrazi.

Më herët, policia njoftoi arrestimin e tij nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9-vjeçares që u gjet e mbytur. Policia tha se në trupin e të miturës që u gjet e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Momentalisht, yshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

zhdukja e nënës me fëmijët e mitur

Sondazh

Poll