Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, 2 të plagosur

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire" ku një mjet është përplasur me një motor.

5 Maj 2024, 15:31 Nga M.B
Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, 2 të plagosur
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në e Elbasan duke lënë pas dy të plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire" ku një mjet është përplasur me një motor. Si paojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Elbasanit referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në lagjen “Dyli Haxhire”, me automjetin që drejtonte ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Dh. H.. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Dh. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

aksident elbasan

Sondazh

Poll