Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Përplasen dy makina, plagosen dy drejtuesit

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

5 Maj 2024, 14:40 Nga r.ll
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Përplasen dy makina,
pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e tyre.

Këta të fundit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

aksident ne lezhe-shengjin

Sondazh

Poll