Aktualitet

Hidhet poshtë versioni i parë/ Policia reagon sërish për ngjarjen në Shkodër: Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

Më herët policia raportoi se e mitura është vetëmbytur në lumë për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati, Ergys Arrazi. Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje.

5 Maj 2024, 13:44 Nga r.ll
Hidhet poshtë versioni i parë/ Policia reagon sërish për
foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 39-vjeçare është zhdukur bashkë me fëmijët e saj dhe dyshohen të jenë vetëmbytur. 

Në njoftimin me informacione shtesë, policia sqaron se në trupin e pajetë të 9 -vjeçares, që u gjet ditën e djeshme në lumin e Bunës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Më herët policia raportoi se e mitura është vetëmbytur në lumë për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati, Ergys Arrazi. Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Nga ana tjetër polumbarët e RENEA-s dhe forcat policore po vijojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy të miturve të tjerë, që dyshohet se kanë pasur të njëjtin fat si 9-vjeçarja. 

ergys arrazi alma arrazi

Sondazh

Poll