Aktualitet

Dëmi i shkaktuar në tragetin e përfshirë nga flakët përllogaritet në 300 mijë euro, pronarët: Dsyhojmë se ishte e qëllimshme

Ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

5 Maj 2024, 14:34 Nga r.ll
Dëmi i shkaktuar në tragetin e përfshirë nga flakët
trageti

SARANDË- Një traget i linjës Sarandë-Korfuz u përfshi sot nga flakët, ndërsa fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. 

Ngjarja ndodhi rreth orës, 12:00, në kalatën e Portit, ku është djegur pjesërisht trageti me emrin “Santa”, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pasi shuarjes së zjarrit, është konstatuar se dëmi i shkaktuar nga flakët përllogaritet në vlerën mbi 300 mijë euro.

Mësohet se pronarët e tragetit kanë shprehur dyshimet e tyre se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po sipas tyre shkak mund të jetë bërë konkurrenca.

perfshihet nga flaket trageti ne sarande

Sondazh

Poll