5 Maj 2024, 13:56
Nga r.ll
banesa e te moshuarve
DROPULL- Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.
Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t'i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.
Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.
Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.
vrasje ne dropull thoma mastora
Aktualitet
5 Maj 2024, 13:44
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë, ku një 39-vjeçare ësht&e...
Aktualitet
5 Maj 2024, 13:30
r.ll
trageti
SARANDË- Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz.Sipas rapor...
Aktualitet
5 Maj 2024, 13:16
r.ll
taulant balla
TIRANË- Një biznesmen në Prrenjas ka rënë pre e një mashtrimi pasi dikush është shtirur si ministri i...
Aktualitet
5 Maj 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në terminalin e autobusëve në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur...
Aktualitet
5 Maj 2024, 12:39
r.ll
parcelat
KRUJË- Një 39-vjeçar i cili kishte kultivuar dy parcela me lëndë narkotike kanabis është vë në pran...
Aktualitet
5 Maj 2024, 12:36
r.ll
suela kalaja
TIRANË- “Nuk dua të fshij të kaluarën time, sepse, mirë apo keq, më bëri ky që jam sot. Në ...
Aktualitet
5 Maj 2024, 12:31
r.ll
trageti
SARANDË- Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz.
Sipas raportim...
Aktualitet
5 Maj 2024, 12:23
r.ll
ergys arrazi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje, 31-vjeçarin Ergys Arrazi, për ngjarjen e rëndë dhe a...
Aktualitet
5 Maj 2024, 12:05
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Një person është goditur me qyte pistolete gjatë një sherri një natë më parë n&e...
Aktualitet
5 Maj 2024, 11:48
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Motra e Alma Arrizit, ka shkuar në policinë e Shkodrës, pasi është njoftuar se e motra dhe 3 fë...