Aktualitet

Kultivonte parcela me kanabis, vihet në pranga 39-vjeçari në Krujë

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit "Plant 2". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 23 bimë narkotike

5 Maj 2024, 12:39 Nga r.ll
Kultivonte parcela me kanabis, vihet në pranga 39-vjeçari në
parcelat

KRUJË- Një 39-vjeçar i cili kishte kultivuar dy parcela me lëndë narkotike kanabis është vë në pranga ditën e sotme.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit "Plant 2". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 23 bimë narkotike

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar "Plant 2".

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kruje parcela me kanabis

Sondazh

Poll