Sport

Champions League/ Ajo që nuk u pa në Bayern - Real Madrid! Davies veshi fanelën e gabuar për të hyrë në fushë… (video)

Futbollisti kanadez i Bayern Munichut veshi fanelën e Aleksandar Pavloviçit, por e ndërroi atë në minutën e fundit dhe i shpëtoi...

4 Maj 2024, 14:28 Nga DOSJA

Champions League/ Ajo që nuk u pa në Bayern - Real Madrid! Davies

GJERMANI - Thomas Tuchel në minutën e 87-të të gjysmëfinales së Bayernit kundër Realit në Mynih për Champions League, vendosi të bëjë një zëvendësim të Leroy Sane me Alphonso Davie.

Futbollisti kanadez i Bayern Munichut u ngrit në këmbë për të veshur fanelën e tij për t’u futur në fushë. Por në vend që të veshë fanelën me nr.19, që mban emrin e tij në shpinë, ai ka veshur atë me nr.45 që i përket Aleksandar Pavlovicit. 

Por një anëtar i skuadrës e kuptoi shpejt gabimin dhe e ktheu atë në pankinë për të ndërruar fanelën. Po të mos ishte vonuar pak, do të ishte rrezikuar... meqë do të kishte hyrë në fushë i veshur me mbathje me nr. 19 dhe një fanelë me nr. 45!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll