Sport

Tata Martino komenton hipotezën e kalimit të Di Marías te Inter Miami...

Ndërkombëtari argjentinas është në fund të kontratës së tij me Benficën

4 Maj 2024, 13:54 Nga DOSJA

Tata Martino komenton hipotezën e kalimit të Di Marías te Inter

SHBA - Tata Martino, trajneri i Inter Miamit, u pyet për interesin e pretenduar të klubit të Miamit për nënshkrimin e Di Marías, në fund të kontratës së tij me Benfikën, dhe Sergio Romeron.

“Asgjë nuk më është thenë nga drejtori sportiv në lidhje me Ángel dhe Chiquito (Sergio Romero). MLS ka disa kufizime ekonomike, kufizime të caktuara dhe ne po i zbatojmë mirë këto rregulla.

Por sot, çdo lloj nënshkrimi nuk do të ishte i zbatueshëm, veçanërisht për lojtarët që janë të jashtëzakonshëm,"- tha ai, duke folur për Radio Monumental AM 1080.

Tata Martino komenton hipotezën e kalimit të Di Marías te Inter

“E vërteta është se nuk kam njohuri. Nuk e di nëse i kemi kushtet ekonomike për t'i sjellë. Është e vërtetë që dritarja e transferimeve është mbyllur dhe do të hapet vetëm në mes të korrikut. Duhet të shohim se çfarë mund të bëhet.

Inter Miami është i hapur ndaj mundësisë për të bërë nënshkrime, ka gjithmonë mundësi të vazhdojë të përmirësohet. Do të shohim në atë moment se çfarë mundësish kemi”,- ka shtuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll