Sport

“Kontrata ime përfundon në fund të sezonit dhe nuk e di se cili do të jetë fati im”

Trajneri portugez Jorge Jesus është shumë afër që të shpallet kampion saudit me Al Hilal

4 Maj 2024, 12:17 Nga DOSJA

“Kontrata ime përfundon në fund të sezonit dhe nuk e di se

ARABIA SAUDITE - Me triumfin e arritur të premten ndaj Al Taawon (3-0), duke llogaritur për turin e 30-të të kampionatit saudit, Al Hilal, që drejtohet nga trajneri portugez Jorge Jesus, është vetëm një fitore larg festimit të titullit kampion.

Duke folur në fund të takimit, trajneri me përvojë foli për të ardhmen e tij, e cila mund të përfundojë plotësisht në fund të këtij sezoni, i fundit me klubin e Riadit.

“Kontrata ime skadon në fund të sezonit dhe nuk e di se cili do të jetë fati im, por aktualisht fokusi im është të fitoj tituj. Nuk po mendoj për kontratën time, po mendoj për kampionatin”, theksoi ai.

Kujtojmë që përveç kampionatit, Al Hilal i Jorge Jesus mund të fitojë ende Kupën e Mbretit Saudit. Për ta bërë këtë, skuadra e drejtuar nga trajneri portugez do të duhet të mposhtë Al Nassr e Cristiano Ronaldo në finale, e cila do të luhet më 31 të këtij muaji.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll