Sport

Befason portieri, ai e mori vendimin për 10 minuta për të kaluar te Cruzeiro!...

Portieri Gabriel Grando i emocionoi gazetarët kur foli për profilin e tij të çuditshëm në Twitter

4 Maj 2024, 12:29 Nga DOSJA

Befason portieri, ai e mori vendimin për 10 minuta për të kaluar

BRAZIL - Portieri Gabriel Grando, 24 vjeç, u prezantua si përforcimi i Cruzeiro dhe do të jetë njeriu, i cili do të konkurrojë për portën me Anderson. I lumtur me hapin e bërë në karrierën e tij, lojtari i ardhur si huazim nga Grémio, ka shpjeguar për gazetarët se vendimin për t'iu bashkuar klubit e ka marrë në... 10 minuta.

"Isha në darkë me miqtë dhe menaxheri im më telefonoi në orën 21:00. Ai më tha se Cruzeiro ishte i interesuar për mua. Fola me të dashurën time dhe në orën 21:10 i telefonova dhe i thashë: Le të shkojmë! Fanela e Cruzeiro-s është një privilegj, i jam shumë mirënjohës”,- theksoi ai.

Në një botë ku mediat sociale dhe ato që kemi publikuar në të kaluarën janë gjithnjë e më të spikatura, portieri u përball me llogarinë e tij në Twitter, ku mund të lexohet ende se çfarë ka shkruar kur ishte adoleshent. Postime rreth dashurisë, muzikës romantike dhe takimeve...

Lojtarit nuk i ka humbur buzëqeshja dhe është shprehur i sinqertë: “Është një pjesë e jetës sime që i ka kaluar të shkuarës, isha 16 vjeç, isha fëmijë, qëndrova në një konvikt me katër persona të tjerë dhe nuk kisha çfarë të bëja. Unë stërvisja në mëngjes dhe pjesën tjetër të ditës dëgjova shumë muzikë dhe shumica e tweet-eve ishin për muzikën, sepse e humba fjalëkalimin tim”, ka përfunduar ai me humor të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll