Sport

Ai tani ka ndryshuar mendje: Edson Álvarez dëshiron të largohet nga West Ham...

Meksikani synon të luajë në garat evropiane

4 Maj 2024, 12:50 Nga DOSJA

Ai tani ka ndryshuar mendje: Edson Álvarez dëshiron të largohet

ANGLI - Ishte në gusht të vitit 2023, kur meksikani Edson Álvarez nënshkroi për West Hamin nga Ajax, në këmbim të 40 milionë eurove.

Ai nënshkroi një marrëveshje për pesë sezone, premtoi dashuri të përjetshme për klubin dhe garantoi se do të përshtatej shpejt me kërkesat e Premier League.

"Është një ëndërr e realizuar për mua dhe familjen time të bashkohemi me një klub si West Ham. Premier League është një ligë unike, më e mira në botë dhe mendoj se stili im do t'i përshtatet kësaj,"- tha Álvarez.

Megjithatë, më pak se një vit pasi tha këto fjalë, ylli meksikan 26-vjeçar tashmë duket se dëshiron të paketojë valixhet dhe të shkojë diku tjetër.

Shtypi meksikan shpjegon se ky ndryshim pozicioni është për shkak të dëshirës së lojtarit për të garuar në kompeticionet evropiane. “El Machín”, siç njihet në vendin e tij, po ndiqet me vëmendje të veçantë nga skautët e Chelsea dhe Borussia Dortmund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll