Sport

VIDEO/ Kokubo priti penalltinë dhe i jep Japonisë Kupën e Azisë U-23…

Portieri i Benficas ishte vendimtar në triumfin japonez

4 Maj 2024, 13:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Kokubo priti penalltinë dhe i jep Japonisë Kupën e

JAPONI - Japonia fitoi Kupën e Azisë për U-23 këtë të premte, duke mundur Uzbekistanin në finale 1-0. Pas triumfit të vitit 2016, skuadra japoneze është e para që e fiton këtë trofe dy herë.

E nëse Fuki Yamada shënoi golin e vetëm të ndeshjes në 90+1’, po aq vendimtar ishte edhe Leo Kokubo, portieri i Benfikës, i cili priti një penallti në 90’+10.

Lojtari 23-vjeçar ndihmoi Japoninë të fitonte trofeun, pasi më parë kishte ndihmuar ekipin të kualifikohej edhe në turneun e futbollit të Lojërave Olimpike 2024 në Paris.

‘Gardiani’ i kuq ishte titullar edhe në fitoren ndaj Irakut (2-0) dhe përveç sigurimit të pranisë së tij në Paris, ai do të garojë në finalen e Kupës së Azisë U-23 vjeç.

Në total, Kokubo filloi pesë ndeshje në Kupën e Azisë U-23 vjeç. Këtë sezon, lojtari, i cili po stërvitet me skuadrën nën drejtimin e Roger Schmidt, ka luajtur edhe 16 ndeshje për ekipin B të Benficës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll