Sport

Mikel Arteta siguron se braziliani Gabriel Jesus do të vazhdojë te Arsenali...

Trajneri spanjol u dha fund spekulimeve

4 Maj 2024, 12:37 Nga DOSJA

Mikel Arteta siguron se braziliani Gabriel Jesus do të vazhdojë te

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

Në kohën kur shtypi britanik theksonte se klubi po përgatitej të bënte pa shërbimet e lojtarit, duke e vendosur atë në listën e transferimeve, trajneri spanjol sqaroi gjithçka.

“Nuk e di nga erdhi kjo. Nuk ka dëshirë ta lëmë të largohet”,- deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë që Gabriel Jesus, 27 vjeç, mbërriti te Arsenali në vitin 2022, nga Manchester City, për 52 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll