Sport

Bayern Munich ndryshon përsëri kurs: tani De Zerbi është favorit!

Sipas asaj që raporton Bruno Longhi, klubi gjerman do t'i ishte drejtuar në mënyrë vendimtare trajnerit italian

3 Maj 2024, 08:00 Nga DOSJA

Bayern Munich ndryshon përsëri kurs: tani De Zerbi është

GJERMANI - Pas ‘Jo’-së së  Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick,  Bayern Munich do të shihte një ndryshim të rëndësishëm drejtimi për zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm.

Zgjedhja e parë për pankinën bavareze do të çonte te Roberto De Zerbi, i cili sipas Bruno Longhi, do të ishte edhe shumë afër marrëveshjes.

Për ish-lojtarin e Sassuolos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026 me Brighton, do të ishte një tjetër kërcim në cilësi që do ta vendoste atë në krye të një prej skuadrave më të suksesshme, ambicioze dhe më të fortë në Evropë. 

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim për negociatat në vazhdim mes De Zerbit dhe Bayernit, të cilët duhej të përballeshin me refuzimet e  Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick. Për të liruar trajnerin italian, klubi bavarez do të duhet të paguajë  klauzolën prej 15 milionë eurosh.

"Unë nuk jam duke punuar për karrierën time, por për t'u zgjuar i lumtur në mëngjes. Dhe nëse jam i lumtur në të ardhmen te Brighton, nuk do të ketë një ekip që mund të më largojë nëse nuk dua, - shpjegoi trajneri italian gjatë një forumi public, të organizuar nga klubi anglez.

Por nëse nuk jam i lumtur në mëngjes, nëse nuk ndjej motivimin për të punuar si sezonin e kaluar dhe këtë sezon, kjo do të thotë unë nuk do të mund të jepja më të mirën time. Nëse ia dal, mund t'i shtyj lojtarët të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe është e vështirë, - shtoi ai.

Nuk mund të ndryshoj fytyrën time, nëse nuk ndjej diçka të fortë, që shkon përtej punës, kjo bëhet e vështirë". Deklarata, të cilat nga njëra anë konfirmojnë seriozitetin e personazhit dhe nga ana tjetër gjithsesi i lënë derën hapur çdo skenari tjetër.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll