Sport

Nuk ka paqe për trupin e Maradonës: trashëgimtarët tani kërkojnë ta transferojnë atë në Mauzoleumin Diez në Buenos Aires

“Të gjithë trashëgimtarët kërkojnë reciprokisht që transporti i tij të autorizohet në një vend më të sigurtë, ku populli argjentinas dhe qytetarët e botës mund t'i bëjnë homazhe”.

3 Maj 2024, 07:30 Nga DOSJA

Nuk ka paqe për trupin e Maradonës: trashëgimtarët tani

ARGJENTINE - Vazhdon të mos ketë paqe për trupin e Diego Armando Maradonës. Siç shpjegohet nga ANSA , pas ekspertizës së pafundme që shërbeu për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e vdekjes së ndodhur papritur më 25 nëntor 2020.

Dalma dhe Gianinna, dy vajzat e tij, së bashku me Veronica Ojeda, ish-partnere e Pibe de Oro, e cila përfaqëson djalin më të vogël të argjentinasit, 11-vjeçarin Diego Fernando, të cilët kërkuan zhvarrosjen e tij nga varrezat Bella Vista në San Miguel, tani duan leje për ta transportuar atë "në vendin e tijj të ardhshëm të përjetshëm të pushimit", Memorialin Diez, në lagjen elegante të Puerto Madero në Buenos Aires.

Dje, në një dokument me shkrim të paraqitur në gjykatë për hetimin e vdekjes së Maradonës, thuhej se "meqenëse të gjitha vlerësimet për eshtrat e Diego Maradonës janë përfunduar, të gjithë trashëgimtarët kërkojnë reciprokisht që transporti i tij të autorizohet në një vend më të sigurtë, ku populli argjentinas dhe qytetarët e botës mund t'i bëjnë homazhe."

Në datën 4 qershor do të nisë edhe gjyqi për vdekjen e Maradonës, ku do të akuzohet neurokirurgu Leopoldo Lugue për vrasje me ligësi të mundshme, së bashku me të gjithë stafin mjekësor që trajtoi ish-numrin 10 të Napolit pas operacionit delikat, të cilit i ishte nënshtruar për të hequr një hematomë subdurale në kokën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll