Sport

VIDEO / Leverkusen nuk ndalet, mbyll pjesën e parë në avantazh në “Olimpico”!

Luhen dy gjysmëfinalet e Europa Leagua, Beuer Leverkusen udhëheq 0-1 në Romë, Atalanta në barazim 1-1 me Marseille

2 Maj 2024, 21:07 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkusen nuk ndalet, mbyll pjesën e parë në avantazh

ITALI - Luhen ndeshjet gjysmëfinale të kupave të tjera të europës, në Europa League përballja më e forte duket të jetë ajo që luhet në “Olimpico” të Romës, ku verdhekuqt po përballen me skuadrën më të forte dhe të surprizave të Europës dhe jo vetëm të Bundesligës si Bayer Leverkusen.

Dhe është pikërisht skuadra e Xavi Alonsos ajo që kalon në avantazh në 45 minutat e para me Wirz në minutën e 28-të.

Dhe me këto shifra u mbyll pjesa e pare. Ndërkoë në “Velodrom” të Marsejës, francezët përbllen me skuadrën që eliminoi Liverpool-in, Atalantën. Në minutën e 11-të, Skamaka shënon golin e avantazhit për bergamaskët.

Megjithatë brenda 10 minutave, saktësisht në minutën e 20 Mbemba barazpeshon rezultatin në 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll