Sport

VIDEO / Chelsea, rikthehet tek suksesi, fiton derbin me Tottenham!

Kjo fitore shton shanset e Chelsea-t për vendin e gjashtë të renditjes, që do të përkthehej në pjesëmarrje në Conference League, teksa Tottenhami heq dorë nga gara për një vend në zonën Champions.

2 Maj 2024, 22:40 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea, rikthehet tek suksesi, fiton derbin me Tottenham!

ANGLI - Chelsea rikthehet te fitorja dhe ia del të triumfojë me rezultatin 2-0 në derbin londinez ndaj Tottenhamit. Skuadra e maurizio Pochettinos nuk fitonte prej tre javësh në kampionat, megjithatë ia doli të shënojë nga një gol për çdo pjesë ndaj “Spurs”-ave të Postecoglu dhe të marrë tre pikët.

Blutë e Londrës morën avantazhin në pjesën e parë me golin e Chalobah, me mbrojtësin që iu shkëput bukur prapavijës së Tottenhamit, për të bërë një goditje perfekte me kokë dhe dërguar topin në rrjetë.

Më pas në pjesën e dytë ishte Jackson ai që shënoi edhe golin e dytë për Chelsea-n, ndërsa Tottenhami nuk pati fuqinë e duhur për të reaguar dhe shmangur humbjen në derbi.

Kjo fitore shton shanset e Chelsea-t për vendin e gjashtë të renditjes, që do të përkthehej në pjesëmarrje në Conference League, teksa Tottenhami heq dorë nga gara për një vend në zonën Champions.

<iframe width='640' height='400' src='https://vfdfnh534e.tryupkora.com/embed/M4mNGme6BzGgR' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll