Sport

Trajneri Ten Hag bën ‘prapaktheu’, tani i hap dyert "të pabindurit" Jadon Sanchos…

Trajneri i Manchester United vlerësoi paraqitjen e shkëlqyer të anësorit anglez (të cilin e largoi nga skuadra) mbrëmë ndaj PSG-së.

2 Maj 2024, 18:53 Nga DOSJA

Trajneri Ten Hag bën ‘prapaktheu’, tani i hap dyert

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, u shpreh se është i lumtur për momentin e mirë që po kalon anësori Jadon Sancho (i huazuar te Borussia Dortmund nga klubi i ‘Old Traffordit’) dhe hapi derën për rikthimin e ndërkombëtarit në të ardhmen.

Jadon Sancho ishte më i miri në fitoren 1-0 të Borussia Dortmundit këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Champions League ndaj PSG-së, pasi mbërriti si huazim te skuadra gjermane në janar, pas disa problemeve me Ten Hag, që e ndanë atë nga skuadra.

Ten Hag e dërgoi Sançon në tribuna për muaj të tërë, pasi trajneri holandez e akuzoi atë se nuk ishte në formë dhe anësori u përgjigj se ai po përdorej si një ‘kokë turku’.

Anglezi refuzoi të kërkonte falje dhe iu desh të shkonte në huazim te Borussia, ku po rikthehet në nivelin që ofroi tashmë te Dortmundi, përpara se të nënshkruante për 80 milionë me United.

"Të mërkurën ai tregoi pse United nënshkroi me atë dhe pse ai përfaqëson një aset të madh për Manchester United. Ai është i mirë, jam i lumtur për Jadon dhe lojën e tij kundër PSG. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,"- shtoi Ten Hag.

Ka shumë dyshime në ‘Old Trafford’ për vazhdimësinë e Ten Hag sezonin e ardhshëm dhe ka shumë të ngjarë që trajneri të largohet nga klubi në verë, si pjesë e procesit të rindërtimit që po bën Sir Jim Ratcliffe, pronar i 27% të aksioneve të Manchester United.

Thuhet se ky proces do të përfshinte shitjen e shumicës së lojtarëve të ekipit të parë, me përjashtim të Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund.

"Është një shaka,"- tha Ten Hag për këtë. "Që kur kam punuar në futboll, çdo verë ata thonë se Manchester United është i interesuar për 200 lojtarë dhe çdo verë thonë se do t'i shesim të gjithë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll