Sport

ZYRTARE/ Tri javë para fundit të Prva Liga, Struga dhe trajneri Duro ‘divorcohen’...

Kryeqytetasi Shpëtim Duro nuk është më trajneri i skuadrës së Strugës.

2 Maj 2024, 19:31 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Tri javë para fundit të Prva Liga, Struga dhe trajneri Duro

MAQEDONI - Kanë mjaftuar dy humbje radhazi me Sileks dhe Tikves (të dyja nga 2-3), tri javë para përfundimit të kampionatit të Prva Ligas në Maqedoninë e Veriut, që trajneri Shpëtim Duro dhe klubi i Strugës të ndërpresin bashkëpunimin midis tyre.

Lajmin e ka bërë publik klubi i Strugës përmes rrjeteve sociale, ku thekson se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

“FC Struga njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen,”- shkruhet në njoftimin e Strugës.

ZYRTARE/ Tri javë para fundit të Prva Liga, Struga dhe trajneri Duro

Duro mori drejtimin e Strugës në mes të sezonit 2022-2023 dhe sezonin e shkuar e shpalli kampione të Maqedonisë së Veriut, si dhe pati një rrugëtim pozitiv edhe në Europë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll