Sport

Kujdes, Rudiger paralajmëron Kylian Mbappe: "Unë do ta shkatërroj atë!"…

“Nëse luaj kundër Mbappes në finalen e Champions League dhe ai tenton të driblojë kundër meje, do ta shkatërroj atë”,- tha Rüdiger.

30 Prill 2024, 16:35 Nga DOSJA

Kujdes, Rudiger paralajmëron Kylian Mbappe: "Unë do ta

SPANJE - Rüdiger u intervistua në kanalin @lemediacarre dhe nuk e mbajti gjuhën kur fliste për Mbappé. I pyetur për një finale të mundshme të Champions League mes Real Madrid dhe PSG, qendërmbrojtësi gjerman i Madridit ishte shumë i qartë se çfarë do të bënte në atë finale me Mbappé.

“Nëse luajmë kundër Mbappes në finalen e Champions League, do ta mposhtim atë dhe nëse ai tenton të më driblojë, unë do ta shkatërroj atë”,- tha Rüdiger duke qeshur dhe më vonë lavdëroi lojtarin e PSG-së. "Unë mendoj se ai mund të bëhet lojtari më i mirë francez i të gjitha kohërave, gjë që nuk është ende. Për mua, më i miri është ende Zinédine Zidane."

Rüdiger u pyet për Mbappe dhe Real Madridin, duke supozuar se ai do të përfundojë të jetë shoku i tij i skuadrës në ‘Bernabéu’. “Kush tha se do të vijë”,- filloi ai, duke shtuar se “nuk është zyrtare”. Sigurisht, gjermani tha se "Unë mendoj se më të mirët në histori kanë luajtur për Real Madridin dhe ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, kështu që do të funksiononte mirë". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll