Politike

“6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë”, Meta: Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë 

Ai shtoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë dhe se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

30 Prill 2024, 12:33 Nga M.B
“6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë”,
Ilir Meta

TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se janë zgjidhur 6 raste nepotizmi në partinë e tij. Ai shtoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë dhe se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

"Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 18:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll