Politike

7 prioritete/ Rama jep objektivat: Të dini sa prokurorë kanë plazhe në vijën bregdetare vini duart në kokë, të legalizoh

25 Nëntor 2019, 11:12 Nga DOSJA
7 prioritete/ Rama jep objektivat: Të dini sa prokurorë kanë

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 prioritetet e qeverisë Rama deri në mbylljen e mandatit në vitin 2021. Nga lufta kundër krimit, tek mbyllja e sporteleve, legalizimet, investimet në infrastrukturë e universitete, Shengeni rajonal dhe vija bregdetare, Rama tha se këto prioritete do të japin produkt final tek publiku.

Pjeë nga fjala e Edi Ramës:

Të fokusohemi tek 7 prioritetet dhe tek mbyllja e mandatit të dytë, prej të cilave publiku duhet të shohë produktin final. Këto 7 prioritete janë: Një përshkallëzim ndaj luftës së krimit si kurrë më parë. Është i domosdoshëm dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar. Janë të lidhura me mirëqenien dhe perspektivën. Të dukemi ata që jemi në të vërtetë. E dyta, prioriteti është nga 1 janari i 2020 e deri në fund, të mbyllen të gjitha sportelet dhe shërbimet që mbyllen online. Së paku, aplikimet, të jem i saktë. Nga 1 janari, në mos pagohem do të jenë 40% e shërbimeve online, s’ka nevojë të çosh letra, deri në qershor do të shkojmë në 67%, e në dhjetor në thuajse 100%. S’duhet më kontakt mes qytetarit dhe atyre që shërbejnë që na e morën fytyrën, na e nxinë jetën. Do kthehen nga gjobëvënës në shërbëtorë të njerëzve. E treta, është energjia dhe infrastruktura. Kemi tanimë, falë punës së ministres, një paketë ndryshimesh që do të lançohet javët e ardhshme. Me disa ndryshime të mëdha në infrastrukturë dhe energji. E katërt, është regjimi i ri për vijën bregdetare, e kemi parë dhe ndjekur që vija iu është marrë qytetarëve dhe iu është dhënë të fortëve. Sikur t’a dini sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare do vini duart në kokë. Gjyqtarë që bëjnë gjyqtarin dhe më pas marrin mijëra metra vijë në plazh. Regjimi do të ndryshojë plotësisht. Paralelisht me këtë vjen prioriteti tjetër, 5, mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë jo për bizneset. Për shtëpitë e theksoj dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësor. Dhënia fund e torturës për njerëzit në Malësinë e Madhe, Tepelenë, Vlorë, Gjirokastër, që nuk e njohin 7501, nuk e duan dhe s’kanë konflikte. Janë kthyer në tokat e të parëve kanë dakordësi, por me atë tokë nuk bëjnë dot asgjë. Historia e legalizimeve është sukses në njërën anë dhe dëshpërim në anën tjetër, parimi themelor është ky: Shtëpitë në fshat do të legalizohen të gjitha. Shtëpitë në qytet, ku janë të palegalizuara do të regjistrohen, me përjashtim të akseve kombëtare, që s’mund të ketë asnjë shantazh ndaj shtetit, se s’ka shans njeri që të zhvatë shtetin dhe të marrë lekë kur si takon. Mori zonja në Unazën e Re 130 mln lekë, ça ti them unë asaj? I mori se i takonte. Tjetra, lidhet me domosdoshmërinë tonë, që deri në fund të mandatit të transformojmë universitetitet, akademia e Sigurisë duhet të jetë kantier. Tirana duhet të jetë njësoj si stadium për të qenë si rajoni. Të kemi kampuset universitare më të bukura në rajon. (duartrokitje). Ti s’ke meritë, mos duartrokit, ti ke për detyrë të merresh me Paktin për Universitetin. I fundit është Shengeni Rajonal, kush është kundër, s’merr vesh dhe s’kupton asgjë.

Një gjë është e sigurtë, e para është një vision dhe këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të procesit të Berlinit, ka qenë i penguar nga presidenti serb, me të cilin unë kam bërë pafundësi debatesh dhe komunikimesh për këtë. S’mund të bëjmë marrëveshje rajonale për tregtinë, nëse s’bëjmë marrëveshje rajonale për lëvizjen e njerëzve. Aaaa, dmth Shqipëria dhe Kosova do bashkohen?! S’po flas për të mirat e tjera, sepse kjo e forcon Kosovën dhe Shqipërinë. Por duhet një tjetër takim. Është kollaj të bësh patriotin me pizhame po historia nuk shkruhet në shtëpi me pizhame.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 7 prioritetet e qeverise rama edi rama ligji special per kck 7 prioritetet e qeverise rama edi rama ligji special per kck

Sondazh

Poll