Politike

Vila në Surrel, Rama: Është e veçantë si unë, e kam të gjithën të deklaruar! Ata që hedhin baltë të veifikojnë të

25 Nëntor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Vila në Surrel, Rama: Është e veçantë si unë, e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur në udhëtimet business class që përdoret nga politikanët.  Në pyetjen e bërë nga një ndjekës në rrjetet sociale, thuhej se shqiptarët punojnë skllavërsht për 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa kryeministri jeton në një vilë në Surrel. Kësaj pyetjeje kryeministri Edi Rama iu përgjigj teksa tha se ka bërë një inventar që i ka rezultuar vetëm 1600 shqiptarë jetojnë në shtëpi mjerimi. Ndërsa sipas inventarit që kishte bërë kryeminstri gjysmë milioni e shqiptarëve jetojnë në shtëpi dy, tre ose katër katëshe dhe me kushte shumë të mira.

Vila ime në Surrel? Cila vilë? Ne kemi bërë një inventar në funksion të familjeve që jetojnë në shtëpi që janë shëmbëlltyrë e mjerimit. Janë ato lloj shtëpish që kur shfaqen në rrjetet sociale bëhen virale. Inventari që kemi bërë tregojnë se këto shtëpi nga Tropoja deri në Konispol janë 1600 ose më pak. Por sa janë vilat si puna e asaj të Surrelit që janë ndërtuar në Shqipëri? Këtu kam parasysh shtëpitë me dy, tre osë katër katë, që kanë qenë produkt i punës. Janë mbi gjysëm milioni. Ajo vila ime në Surrel ka një formë të ndryshme siç jam unë i ndryshëm nga të tjerët, apo siç jemi të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në krahasim me të gjitha banesat e shqiptarëve është një shtëpi familjare më shumë. Për të gjithë ata që kanë hedhur pafund baltë them vetëm kaq: Shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj, me çdo faturë. Do isha i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit e zhurmës poltike të bënin një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë ato me produktin,”- shpjegoi Rama më tej.

 

Deklarata e Ramës u bë sot gjatë prezantimit të paketës speciale Anti-KÇK në ambientet e ArTurbinës, ku Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(f.m;f.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk vila e rames ne surrel edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk vila e rames ne surrel

Sondazh

Poll