Politike

‘Gruaja e Bashës dhe Mona me këmbë përpjetë’, Rama: Buziness classin e marr prej shtyllës kurrizore, s’do dal i pake

25 Nëntor 2019, 10:36 Nga DOSJA
‘Gruaja e Bashës dhe Mona me këmbë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur në udhëtimet business class që përdoret nga politikanët Në pyetjen e bërë nga një ndjekës në rrjetet sociale, thuhej se shqiptarët punojnë skllavërisht për 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa gruaja e Lulzim Bashës, Aurela udhëton në business class me këmbë përpjetë. Gjithashtu personi që bënte pyetjen, ironizonte edhe Monika Kryemadhin duke u shprehur se vijnë nga Amerika në Shqipëri dhe mbushin çantat, edhe kjo me ‘këmbë përpjetë’.

Para dy ditësh qarkulloi në media një lajm me foto ku gruaja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së shihej që kishte ngritur këmbët në avion. Kësaj pyetjeje, Rama iu përgjigj se qeveria ka marrë vendimin që të mos udhëtojë me business class, me përjashtim të rasteve problematike.

Qeveria jonë e ka marrë këtë vendim që në ditën e parë, nuk udhëton në buziness class, me përjashtim të rasteve kur unë nuk duhet të përfundoj i paketuar me gjithë shtyllën time kurrizore që është bërë tashmë problem publik,”- tha kryeministri Edi Rama më tej.

 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë sot gjatë prezantimit të paketës kundër KÇK. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurela basha edi rama lulim basha prezantohet paketa per kçk aurela basha edi rama lulim basha prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll