Politike

"Bëjmë shumë politikë", mbledhja e Komisionit të Ligjeve, Çupi kërkon fjalën, Bushka: S’mund të flisni vetëm ju!

Të tilla ka patur për fjalën mes anëtarëve të PS-së dhe atyre të opozitës ku Dhurata Çupi kërkoi fjalën, ndërsa Klotilda Bushka tha se do flisnin dhe të tjerët.

29 Prill 2024, 13:29 Nga M.B
"Bëjmë shumë politikë", mbledhja e Komisionit
Klotilda Bushka

TIRANA- Teksa vijon mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet për projektligjin për ofruesin e shërbimit ajror “Albcontrol”, nuk kanë munguar as debatet. Të tilla ka patur për fjalën mes anëtarëve të PS-së dhe atyre të opozitës ku Dhurata Çupi kërkoi fjalën, ndërsa Klotilda Bushka tha se do flisnin dhe të tjerët. Ajo shtoi se në komisionet e ligjeve merren më shumë me politikë se sa me procedurat.

Pjesë nga debati:

Bushka: Zonja Çupi nuk mund të flisni vetëm ju. E ka kërkuar zoti Deliu fjalën.

Deliu: E kam një pyetje te neni 7 i kompetencave të Albcontrol. Kjo pikë e bazës ajrore taktike të Kuçovës a e rregullon situatën?

Muca: Patrullimi për çfarëdolloj qëllimi për strukturat ushtarake në vend, bëhet për të gjithë njësoj.

Çupi: Përse është propozuar ligji në vitin 2024 ndërkombëtar që kodi ajror është propozuar në 2020.

Muça: Vlerësimi ka marrë kohën e vetë për t’u parë. Ka marrë pjesë Kodi Ajror dhe kjo ka qenë koha e nevojshme që i është vënë në dispozicion Albcontrol.

Bushka: Ne në komisionet e ligjeve merremi më shumë me politikë se sa me procedurat.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll