Politike

Propozim për shtimin e tre pikave në rendin e ditës, Teliti: Veliaj të japë llogari se ku kanë shkuar paratë nga afëra 5D

Ai shtoi para gzetarëve se kërkojnë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm.

29 Prill 2024, 11:39 Nga M.B
Propozim për shtimin e tre pikave në rendin e ditës,
Dorian Teliti

TIRANA- Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dërguar sot propozimin për shtimin e tre pikave në rendin e ditës. Ndërkohë, anëtari i këshillit Dorian Teliti tha se ka ardhur koha që kryetari i bashkisë Erjon Veliaj të japë llogari në lidhje me faktin se ku kanë shkuar paratë nga afëra 5D. Ai shtoi para gzetarëve se kërkojnë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm.

“Ky rend dite nuk përmban 3 kërkesat themelore për zbardhjen e 5D. Veliaj të dalë nesër para këshilltarëve e të japë llogari seku kanë shkuar paratë e 5D, pse kanë dështuar instrumentet. Si ka mundësi që kanë marrë titullin e Investitorit Strategjik.

Velaj në kuadër të këtij skandali duhet të japë llogari para këshillit. Detyra e tij është të dalë para Parlamentit të Tiranës. Kërkojmë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm”, tha Teliti.

dorian teliti

Sondazh

Poll