Politike

"Sa herë e thërrasim, fshihet pas Elisës", kërkesa e e opozitës për interpelancë me Ramën, Nikolla: Objekti s’ka lidhje me procedurën!

Debati Bardhi-Nikolla lidhet me mos përfshirjen në draf-kalendar të kërkesës së opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për investigimin e "Rai 3".

29 Prill 2024, 12:34 Nga M.B
"Sa herë e thërrasim, fshihet pas Elisës", kërkesa
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla

TIRANA- Nuk kanë munguar përplasjet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Debati Bardhi-Nikolla lidhet me mos përfshirjen në draf-kalendar të kërkesës së opozitës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për investigimin e "Rai 3".

Bardhi tha se sa herë Kuvendi ka kërkesa të tilla Rama shmanget duke u mjaftuar me një postimin ose duke u fshehur pas ministres Elisa Spiropalit. Nga ana tjetë, kryeparlamentarja Nikolla iu përgjigj duke thënë se objeki nuk ka lidhje me procedurën.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendar nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi, shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit në Twitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar.

Nikolla: Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet.

Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni diçka që ju kanë shkruar. Në bazë të Kushtetutës unë kërkoj që kryeminsitri të vijë dhe të jap sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeminsiter ndaj një media ndërkombëtare..

Bardhi-Nikolles: Ju nuk jeni roje e Edi Ramës. Sa herë ka kërkesë për interpelancë ju dilni me mbrojtje dhe shkelni Kushtetutën. Më vjen keq tani. Sa herë ai e thërrasim ne fshihet pas Elisës..

komisoni i ligjeve

Sondazh

Poll