Politike

Skandali me notat, Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës

Bardhi tha se nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës.

29 Prill 2024, 12:06 Nga M.B
Skandali me notat, Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Të thërrasim
Gazment Bardhi

TIRANA- Teksa po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me atë që ndodhi në Shkollën e Magjistraturës. Bardhi tha se nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Ai shtoi se komisioni duhet të thërrasë në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë. Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur", tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll