Politike

Dokumentari i RAI 3/ Ranucci: Reportazhi për Shqipërinë do transmetohet, po presim akordin për intervistën e Ramës

Pas komenteve të shumta në lidhje me mostransmetimin e reportazhit Ranucci ka reaguar duke iu përgjigjur një ndjekësi. Ranucci u shpreh duke thënë se dokumentari do të transmetohet por po presin akordin për intevistën me kryeministrin Edi Rama.

29 Prill 2024, 11:24 Nga N.F
Dokumentari i RAI 3/ Ranucci: Reportazhi për Shqipërinë do
Sigfrido Ranucci

TIRANË- Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranucci ka reaguar pas komenteve të shumta se përse  mbrëmë nuk u transmetua dokumentari për Shqipërinë ashtu siç ishte njoftuar.

Dje Ranucci dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë ndërsa pjesa e parë bëri bujë të madhe. Dukeqenëse ndjekësit po prisnin të shihnin rezultatet e deritanishme të dekretit Cutro ata kanë reaguar duke komentur në rrjetet sociale. Gjithashtu gjatë dokumentarit do të paraqiteshin dokumente ekskluzive se si disa përfaqësues kryesorë të qeverisë kanë përfituar nga gjetjet për OJQ-të bazuar në disa hetime gjyqësore, detaje të cilat kanë tërhequr mënjëherë vëmendjen e publikut.

Pas komenteve të shumta në lidhje me mostransmetimin e reportazhit Ranucci ka reaguar duke iu përgjigjur një ndjekësi. Ranucci u shpreh duke thënë se dokumentari do të transmetohet por po presin akordin për intevistën me kryeministrin Edi Rama.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

Dokumentari i RAI 3/ Ranucci: Reportazhi për Shqipërinë do

rai 3 sigfrido ranucci

Sondazh

Poll