Politike

Bardhi thirrje për të marrë në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Gogu: Kur zbardh dielli shqetësoheni për drejtësinë, sa perëndon i merrni magjistratët me libër shpie

Ndërkohë Plarent Ndreca e ka konsideruar kërkesën e Bardhit si anti-Kushtetuese. Sipas tij ata kanë të drejtë të thërrasin institucionet e pavarura por jo për këto procedura. Ai më tej shtoi se duhet ta lënë sistemin të vetërregullohet.

29 Prill 2024, 12:04 Nga N.F
Bardhi thirrje për të marrë në pyetje Drejtorin e
Pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për të marrë në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, në lidhje me skandalin mbi konkursin për magjistratët e rinj. Në lidhje me këtë kërkesë të Bardhit është përgjigjur anëtari i mazhorancës Toni Gogu.

“Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije”, tha ai.

Ndërkohë Plarent Ndreca e ka konsideruar kërkesën e Bardhit si anti-Kushtetuese. Sipas tij ata kanë të drejtë të thërrasin institucionet e pavarura por jo për këto procedura. Ai më tej shtoi se duhet ta lënë sistemin të vetërregullohet.


“Kjo është shkelje e Kushtetutës dhe shkelje e ndarjes së pushteteve. Kërkohen shpjegime për një proces në një institucion të pavarur. Kemi të drejtë të thërrasim institucionet e pavarura por jo për këto procedura, ta lëmë sistemin të vetërregullohet”, tha ai.

gazment bardhi emerohet prefekt i tiranes toni gogu

Sondazh

Poll