Politike

Rama: Nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv! Na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha kategoritë e turistëve

Ai shtoi se duhet të ekuilibrohen kategoritë e turistëve dhe të arrijmë të formulojmë një ofertë ka jo që ka rëndësi është cilësia e numrave.

29 Prill 2024, 12:37 Nga N.F
Rama: Nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv! Na duhet
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajtur në aktivitetin për Mbarëvajtjen e Sezonit Turistik u shpreh se qëllimi nuk është rritja e numrit të turistëve, por rritja e cilësisë së turizmit.

Ai shtoi se duhet të ekuilibrohen kategoritë e turistëve dhe të arrijmë të formulojmë një ofertë ka jo që ka rëndësi është cilësia e numrave.

“Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mos lënë këtë prurje në rrjedhje të lirë, sepse nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv, jo thjeshtë të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë ku nuk janë numrat në pamje të parë ata që kanë rendësi, por ku është cilësia e numrave. Pra në varësi nga kapaciteti i konsumit përcaktohet edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash ka”, tha Rama.

rama turizem

Sondazh

Poll