Politike

Berisha: Erion shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbe

Ai më tej shtoi se Veliaj duhet të largohet një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty. Kreu i PD-së shtoi se Veliaj më mirë të shkojë vetë ek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej.

28 Prill 2024, 20:49 Nga N.F
Berisha: Erion shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve të mbledhur para pallatit ka njoftuar se ditën e martë do të zhvillohet protesta e radhës. Berisha u shpreh se Veliaj vodhi në mënyrën më të shpifur, më të shpërfytyruar qytetarët e Tiranës.

Ai më tej shtoi se Veliaj duhet të largohet një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty. Kreu i PD-së shtoi se Veliaj më mirë të shkojë vetë ek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej.

Fjala e Berishës:

Erion Veliaj, pasi vodhe në mënyrën më të shpifur, më të shpërfytyruar qytetarët e Tiranës, largohu një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty. Nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë luftëtarët e lirisë. Betimi i tyre me çdo kusht, me çdo çmim çlirimi i bashkisë nga ti. Prandaj meqë u zotove se do të mbledhësh Skapin dhe do të ju japësh dosje, shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej, të varesh në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton, atje ku e ke vendin.


Njeriu që shkatërroi për klane droge dhe interesa ekonomike një nga simbolet më të arrira të qytetit dhe kombit, Teatrin Kombëtar. Njeriu që mbyti Bibliotekën Kombëtare. Njeriu që po mbush Tiranën me monumente të korrupsionit dhe drogës. Njeriu që ka dhënë gjatë mandatit tij 10 milionë metër katror beton. Njeriu që ka shndërruar Tiranën në një mollë të ndaluar për foletë e shpresës, shtëpizat e të ardhmes të të rinjve shqiptarë. Ik, se as në letërsinë botërore një personazh të shpifur si ti nuk e gjen.


Largohu, largohu, largohu. Ditën e martë në orën 16:30 flamuri i fitores, flamuri i lirisë, flamuri ngadhënjimit valëvitet mbi bashkinë e kryeqytetit të Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Poshtë Erion Veliaj. Fitore, fitore, fitore.

berisha veliaj proteste

Sondazh

Poll