Politike

Meloni mbron Ramën/ Emisioni Report i përgjigjet: Me dokumente do të tregojmë si zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar postin e tyre

Meloni ditën e sotme ka sulmuar emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare.

28 Prill 2024, 13:51 Nga I.A
Meloni mbron Ramën/ Emisioni Report i përgjigjet: Me dokumente do
Giorgia Meloni

ITALI- Emisioni Report në RAI 3 i është përgjigjur sulmit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila i doli në mbrojtje homologut të saj shqiptar Edi Rama. Meloni ditën e sotme ka sulmuar emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare. Më anë të një postimi në Facebook, emisioni Report kanë premtuar dokument dhe fakte të tjera që do të publikohen sonte në lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë Rama të përfshirë në skandale.  

Postimi i Report:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmon emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë. Meloni komentoi reportazhin ‘Albanian (HOT)SPOT’ nga Giorgio Mottola nga foltorja e ‘Fratelli d'Italia’ në Pescara.

‘Më ndihmoni t'i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’

Tematikës do t'i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’. Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në avantazhin e tyre keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore.

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

giorgia meloni edi rama

Sondazh

Poll