Politike

Dokumentari i RAI 3/ Opozita italiane mbështet "Report-in": Meloni, perëndesha e mashtrimit! Çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm

Pas deklarate së Melonit kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t. Në reagimin e tyre ata shprehen se solidarizohen me redaksinë e "Report-it" pasi janë akuzuar padrejtësisht nga Meloni. Më tej në reagim thuhet se Meloni në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik.

28 Prill 2024, 19:30 Nga N.F
Dokumentari i RAI 3/ Opozita italiane mbështet "Report-in":
Meloni dhe Ranucci

ITALI- Pas deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni kundrejt "Rai 3" në lidhje me dokumetarin e publikuar në lidhje me vendin tonë reagime të shumta kanë bërë edhe nga politika. Këto reagime kanë ardhur pasi Meloni ka sulmuar median italiane duke mbrojtur homologun e tij Edi Rama gjë të cilën e kanë konsideruar të papranueshëm.

“Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Edi Ramës për linçimin vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe Tele-Meloni (RAI), ju e dëgjuat atë Telemeloni apo jo? Ai krijoi një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet,” tha Meloni gjatë një tubimi të partisë së saj “Vëllezërit e Italisë” në Pescara.

Pas deklarate së Melonit kanë reaguar anëtarët e Partisë Demokratike të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t. Në reagimin e tyre ata shprehen se solidarizohen me redaksinë e "Report-it" pasi janë akuzuar padrejtësisht nga Meloni. Më tej në reagim thuhet se Meloni në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik.

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

Në lidhje me deklaratën e Melonit reagoi edhe deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli ku e cilësoi kryeministren italiane si perëndeshën e mashtrimit. Sipas tij Meloni po kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative dhe solidarizohet me kryeministrin Rama.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, shkroi Bonelli.

meloni rama rai 3 report

Sondazh

Poll