28 Prill 2024, 17:03
Nga N.F
Xhixho dhe Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka uruar Erisa Xhixhon për zgjedhjen dje në Konventën Kombëtare si zëvendës presidente e PL-së. Meta shkruan se beson që Xhixho me lidershipin e saj do të frymëzojë shumë gra. Ai më tej shton se ata janë vendosur të jenë Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje.
Kreu i PL-së shtoi se beson se me lidershipin e saj Xhixho shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë. Meta gjithashtu tha se duhet t’u kërkojë ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e nënës pasi Xhixho nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë.
Postimi i plotë:
Shumë urime të përzemërta për Erisa Xhixhon për zgjedhjen e saj shumë të merituar, të testuar dje përmes një gare të vërtetë me dy zonja të tjera të nderuara si Miranda Rira dhe Myrvete Asqeri. Me statutin e ri ajo si ZëvendësPresidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë. Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje. Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim.
Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm ZëvendësPresidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë. Ajo ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës të saj në Partinë e Lirisë dhe është themeluese e LSI, si unë dhe shumë të tjerë, por vetëm 17 vjeç si “petroninse”.
Duhet të ishte zgjedhur deputete për kontributet e saj të jashtëzakonshme, sidomos me LRI, shumë kohë më parë por kurrë nuk u ankua dhe as u demotivua. Sot është edhe nënë me dy fëmijë të mrekullueshëm për të cilët duhet të kujdeset si çdo nënë, por edhe Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.
Ndërkohë ka energji të pashtershme dhe pozitive për t’i përfshirë të gjithë dhe për të hapur Partinë e Lirisë siç bëri në kohën kur drejtonte LRI, që ishte organizata më e fuqishme në rajon.
Ajo fitoi gati me 90 përqind të votave kundër dy kandidateve që gëzojnë shumë simpati brenda Partisë të Lirisë dhe kjo është shumë domethënëse. Lidershipi i saj është testuar në momente shumë të vështira dhe ajo di të marrë përgjegjësi dhe të jetë jo vetëm e dashur dhe e buzëqeshur me të gjithë por edhe plot autoritet kur duhet.
Kjo e fundit ndoshta vjen edhe nga fakti se është mbesa e një prej komandantëve më të njohur të Zonës të Parë Operative gjatë Luftës Antifashiste dhe themeluesit të parë të Akademisë Ushtarake pas Çlirimit, Gjeneral Major Thoma Xhixho. Ajo është edhe familje Dëshmori, që kanë derdhur gjak për Çlirimin e vendit dhe e dinë çmimin e Lirisë sa i shtrenjtë është.
Unë besoj shumë se me lidershipin e saj shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t’i bashkohen Partisë të Lirisë. Po kështu duhet t’u kërkoj ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e saj. Por tani Erisa nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë!
Për Xhixhon nuk kam ç’të them tjetër se e ka thënë Petrit Lulo: “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”!
meta xhixho pl
Politike
28 Prill 2024, 15:27
N.F
Manja
TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol të regjistruar ditën e sotme n&e...
Politike
28 Prill 2024, 15:23
N.F
Bardhi
TIRANË-Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol të regjist...
Politike
28 Prill 2024, 13:51
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Emisioni Report në RAI 3 i është përgjigjur sulmit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila i doli n...
Politike
28 Prill 2024, 13:23
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministria Italiane Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit sulmoi mediat italiane...
Politike
28 Prill 2024, 12:35
I.A
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti Petrit Vasili ka publikuar një shkelje të deputetëve të maxhorancës në Komisionin He...
Politike
28 Prill 2024, 11:45
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi i ka kërkuar Pr...
Politike
28 Prill 2024, 08:18
I.A
Erion Delvina
TIRANË- Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Pr...
Politike
27 Prill 2024, 22:49
r.ll
denis turabi, tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Kryetari i Komisionit t...
Politike
27 Prill 2024, 22:30
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gazetari Klodiani Tomorri, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar deklaratën e sotme të kryebashki...
Politike
27 Prill 2024, 22:01
r.ll
ilir meta
TIRANË- Ilir Meta do të vijojë të jetë në krye të Partisë së Lirisë. Votuesit i besuan Ilir Met...