Politike

Pas Konventës Meta njofton ndryshimin e logos së Partisë së Lirisë: Përfshijmë ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe të rigjenerimit

Ndërsa ka ndarë një video me ish-zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, Meta njoftoi vendosjen e ngjyrës së gjelbër në logon e partisë.

28 Prill 2024, 17:21 Nga N.F
Pas Konventës Meta njofton ndryshimin e logos së Partisë së
Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka bërë me dije ndryshimet e reja në logon e PL. Ndërsa ka ndarë një video me ish-zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, Meta njoftoi vendosjen e ngjyrës së gjelbër në logon e partisë.

Postimi i Metës:

Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.


Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë! Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!

konvenat e pl-se meta logo

Sondazh

Poll