Politike

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Bardhi: Cënim i sigurisë! Institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen

Bardhi në reagimin e tij ka dënuar sulmin ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen.

28 Prill 2024, 15:23 Nga N.F
Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Bardhi:
Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol të regjistruar ditën e sotme në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Bardhi në reagimin e tij ka dënuar sulmin ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen.

Ai gjithashtu tha se ky akt cënon jo vetën sigurinë e familjes së gjyqtarit por prek të gjithë shoqërinë.

Reagimi i plotë:

 Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.

bardhi tritol shkoder

Sondazh

Poll