Sport

Asllani me flamurin kuqezi, në autobuzin e kampionëve të Interit!

Me flamurin kuqezi në shpatulla, Asllani ka festuar me shokët dhe tifozët. Në një video live në Instagram, ai shihet shumë i lumtur dhe sigurisht pranë Pavar dhe Fratezit.

28 Prill 2024, 20:28 Nga DOSJA
Asllani me flamurin kuqezi, në autobuzin e kampionëve të Interit!

ITALI - Interi arriti të fitojë matematikisht titullin kampion të Serisë A duke vendosur kështu yllin e dytë në fanellë.

Të gjithë lojtarët e klubit kanë dalë në sheshin pranë stadiumit për të festuar me tifozët e tyre. Sigurisht nuk mund të mungonte as mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Me flamurin kuqezi në shpatulla, Asllani ka festuar me shokët dhe tifozët. Në një video live në Instagram, ai shihet shumë i lumtur dhe sigurisht pranë Pavar dhe Fratezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll