Politike

Erion Delvina: Do vi dita që pafytyrësia e politikanëve që thërret SPAK-u do e quajnë arritje burgun

Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë

28 Prill 2024, 08:18 Nga I.A
Erion Delvina: Do vi dita që pafytyrësia e politikanëve që
Erion Delvina

TIRANË- Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që Delvina ka ironizuar këtë deklaratë, duke e quajtur të pafytyrë.

Postimi i Plotë:

Do te vije dita qe pafytyresia e ketyre politikaneve qe therret SPAK-u të paraqiten si Çeçoja ne zyre do te shkoje deri aty sa t'i nisin njoftimet keshtu:
"E pabesueshme miq! Wow! Kam nderin dhe njeheresh krenarine e vecante te ftohem personalisht nga z. Dumani ne lidhje me nje bisede te ngrohte dhe te frytshme per babezite e mia. Ne lidhje me to projekti Bi Ju Ar Xhi (B.U.R.G.) me ka akorduar edhe nje burse 7-vjeçare".

erion delvina

Sondazh

Poll