Sport

VIDEO/ Shfaqja e re e Leo Messit me Inter Miami, mund i vetëm New England…

Në vetëm shtatë ndeshje në ligë të këtij sezoni, ylli argjentinas Leo Messi ka 9 gola dhe 7 asistime, duke u bërë lojtari i parë në historinë e MLS-së

28 Prill 2024, 10:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Shfaqja e re e Leo Messit me Inter Miami, mund i vetëm New

SHBA - Lionel Messi vazhdon të tallet me MLS. Në një ndeshje tjetër, superylli argjentinas ishte një nivel më i lartë se pjesa tjetër e fushës dhe me një dopiedë fantanstike udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje në transfertën ndaj New England, që u mbyll me rezultatin 1-4.

Ndonëse vendasit kaluan në epërsi vetëm në minutën e parë, Leo Messi kishte plane të tjera dhe me dy gola (32’ dhe 68’) dhe dy asistime në thelb i dha "tre pikët" i vetëm skuadrës së David Beckham, që mbeti i vetëm në krye të renditjes së MLS-së.

Në vetëm shtatë ndeshje në ligë të këtij sezoni, ylli argjentinas Leo Messi ka 9 gola dhe 7 asistime, duke u bërë lojtari i parë në historinë e MLS-së që shënon kaq shumë në vetëm kaq ndeshje.

Pas Cremaschit (83’) ishte edhe Luis Suarez (89’) që gjithashtu shënoi një gol, teksa Inter Miami kapitalizoi humbjen 1-4 të Galaxy për të qëndruar i vetëm në krye.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll