Aktualitet

Bie nga 10 metra lartësi gjatë punës në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të Via Senato në Milano.

26 Prill 2024, 18:21 Nga S.B
Bie nga 10 metra lartësi gjatë punës në Milano,
foto ilustruese

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar i cili punonte në një kantier ndërtimi në Milano, ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të Via Senato në Milano.

I riu ka mbetur i plagosur rëndë nga rënia në një boshllëk, dhe Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri për nxjerrjen e tij në sipërfaqe. 18-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bie nga 10 metra lartësi gjatë punës në Milano,
pamje nga ngjarja

Autoritetet italiane ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

milano aksident

Sondazh

Poll