Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për 5 vepra penale, arrestohet 29-vjeçari me tre emra, pritet ekstradimi drejt Italisë

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte tre emra përkatësisht Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani. Më tej mësohet se Gjykata e Monzas e kishte dënuar të riun me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

26 Prill 2024, 13:50 Nga N.F
I dënuar me 10 vite burg për 5 vepra penale, arrestohet
Foto ilustruese

MAMURRAS-Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i të riut me tre emra erdhi pasi ai ishte dënuar me 10 vite burg për 5 vepra penale.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte tre emra përkatësisht Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani. Më tej mësohet se Gjykata e Monzas e kishte dënuar të riun me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”. I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani, 29 vjeç, lindur në Mamurras.

Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.”

itali denim shqiptar

Sondazh

Poll