Aktualitet

I dënuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, arrestohet në Kapshticë 34-vjeçari nga Elbasani

Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka dënuar 34-vjeçarin me inicialet E.S për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

26 Prill 2024, 14:30 Nga S.B
I dënuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike,
foto ilustruese

KAPSHTICË- Arrestohet në Kapshticë një 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit. Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka dënuar 34-vjeçarin me inicialet E.S për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Me rastin do të merret për veprime të mëtejshme Gjykata e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

I kërkuar nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, kapet në PKK Kapshticë, 34-vjeçari.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaloi dhe vuri në pranga shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan. Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

lende narkotike elbasan

Sondazh

Poll