Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një arme punonjësin e Task Forcës, arrestohen dy personat që e ndihmuan të largohej, shpallet në kërkim autori

39-vjeçari me inicialet S.Ç është konfliktuar me një 54-vjeçar dhe nën kërcënimin e një pistolete ka tentuar ti marrë dy telefona dhe një orë.

26 Prill 2024, 16:32 Nga S.B
EMRI/ Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një arme
foto ilustruese

POGRADEC- Arrestohen në flagrancë dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër në Pogradec. Mësohet se një 40 dhe 38-vjeçar kanë larguar me automjetin e tyre një 39-vjeçar i cili është konfliktuar ditën e djeshme.

39-vjeçari Spartak Çela është konfliktuar me një 54-vjeçar dhe nën kërcënimin e një pistolete ka tentuar ti marrë dy telefona dhe një orë. Vijon puna për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.                   

 Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

pogradec

Sondazh

Poll