Aktualitet

"Gjaku nuk bëhet ujë", arbëreshët e Italisë rikthehen në Shkodër, përkujtojnë të ditën kur u dëbuan nga osmanët

Arbëreshët erdhën në Shkodër për të 7-in vit me radhë në përkujtim të kësaj ngjarjeje.

26 Prill 2024, 15:18 Nga M.B
"Gjaku nuk bëhet ujë", arbëreshët e Italisë
Arbëreshët

SHKODRA- Arbëreshët e Italisë nuk i harrojnë traditat dhe nuk lënë pas edhe pas mëse 500 vitesh trojet e tyre të origjinës. Kësaj hera vizita e tyre u zhvillua në Shkodër në përkujtim të 25 prillit 1479, ditës kur shumë shkodranë u dëbuan nga forcat osmane drejt Venedikut. Arbëreshët erdhën në Shkodër për të 7-in vit me radhë në përkujtim të kësaj ngjarje.

“Ne jemi gjithmonë shumë të gëzuar që vijmë për të festuar Vallen e Fitores të Skenderbeut. Ne jemi shoqata “Tallandishat e Katundit” dhe kemi këtu edhe grupin folklorist që këngën në gjuhën arbëreshe. Ne i ruajmë traditat e hershme arbëreshe përmes kostumeve, këngëve, gjuhës dhe gjithçka tjetër. Natyrisht që është e vështirë për ta mbajtur të gjallë sidomos tek të rinjtë, por ne mundohemi maksimalisht”, thanë ata.

Arbëreshët vijuan në rrugët e Shkodrës duke përformuar disa prej këngëve tradicionale, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.

arbereshet

Sondazh

Poll