Aktualitet

FOTOT/ Nga bluzat me mesazhet për Berishën tek fikëset e zjarrit, çfarë nuk u pa në protestën e sotme para bashkisë?

Drejtuesit e opozitës, lajmëruan se protesta e radhës do të mbahet të martën në ora 16:30. Kjo për shkak se të martën pasdite do mbahet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

26 Prill 2024, 14:39 Nga r.ll
FOTOT/ Nga bluzat me mesazhet për Berishën tek fikëset e zjarrit,
pamje nga protesta

TIRANË- Për rreth dy orë para bashkisë së Tiranës, është zhvilluar protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Protesta nisi me tensione, ku disa herë në hyrje të godinës janë hedhur nga qytetarët bomba molotov. Më pas protestuesit kanë hedhur drejt derës së bashkisë fruta si mollë, portokalle dhe vezë. 

Qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe të futen me forcë në bashki, ku dhe janë përplasur me forcat e policisë. Në albumin e fotove të mëposhtme shihen dhe qytetarët që mabjnë bluza dhe spila me mbishkrimet "Lironi liderin e opozitës". 

Drejtuesit e opozitës, lajmëruan se protesta e radhës do të mbahet të martën në ora 16:30. Kjo për shkak se të martën pasdite do mbahet edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll